Kishte shume frike e pasiguri ne Shkoder per menyren si do te luhej ndeshja e neserme Skenderbei- Vllaznia, por nga Korça pak minuta me pare na ka ardhur nje lajm i mire.
Ka qene gazetari i njohur Tonin Frroku ai qe ka postuar ne profilin e tij disa foto nga stadiumin i qytetit juglindor dhe bashke me to shkruan:
“E donit keshtu fushen e stadiumit “Skenderbeu”. Ja si e keni. Mrekulli”. Kjo do te thote se fusha eshte liruar nga bora dhe neser nuk do te kete bardhesi ne fushen e stadiumit.
Ne Shkoder e kane patur shume merak kete gje, madje edhe vete trajneri Brdariç diten e sotme ne konferencen per shtyp deklaroi se kishin marre garanci nga Federata se fusha do te ishte e liruar nga bora dhe ne fakt keshtu ndodhi.
Raportimi i gazetarit Frroku e tregon me se miri kete gje dhe prandaj neser Vllaznia nuk do te kete arsye per te menduar se nuk do te mundet te tregoje vlerat nga terreni i renduar./SHKODRA-SPORT.COM/