Në “Santiago Bernabeu” u luajt ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll mes dy gjigantëve, Real Madrid dhe Barcelona.
Real Madridi fitoi me rezultatin e pastër 2-0, duke parakaluar Barcelonën në renditje, tashmë me 1 pikë më shumë në krye të La Ligës.
Golat u shënuan nga Vinicius Junior (71’) dhe Mariano Diaz (92’).
Më i miri në fushë ishte Carvajal (nota 8.4), ndërsa Messi u vlerësua me notën 6.4, teksa mori edhe një karton të verdhë.