Pato ndryshon “look-un”. Ish-sulmuesi i Milanit, i cili aktualisht aktivizohet në Kinë me skuadrën e Tianjin Quanjian, ka publikuar në Instagram një foto teksa shfaqet me flokët e gjata, tashmë…biond. Një zgjedhje e brazilianit që ka ndarë fansat e tij, pasi të shumtë kanë qenë edhe ata që i kanë komentuar se nuk është një “look” që i përshtatet.