Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme jo vetëm në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, por dhe për futbollistët që po përgatiten për rinisjen e kampionatit.

Skuadra e Besëlidhjes është detyruar të stërvitet sot në një fushë minifutbolli (kalçeto) pasi fusha e saj dhe aneksi pranë stadiumit në qytetin e Lezhës janë përmbytur nga reshjet intensive të shiut.

Në këtë situatë, trajneri Sinan Bardhi ka vendosur që të spostojë përgatitjet e skuadrës në një fushë kalçetoje.

Reshjet e shumta te shiut te diteve te fundit kane krijuar jo pak probleme per ekipet e futbollit, prandaj dhe kjo padyshim qe do te ndikoje edhe ne stervitjen e tyre.