Humbja me Korenë e Jugut ka zhgënjyer të gjithë gjermanët, që prisnin nga kombëtarja një lojë minimalisht të ngjashme me atë të pjesës së dytë kundër Suedisë.
Por tashmë kampionët e Botës janë eleminuar dhe po bëhen gati të kthehen në shtëpi. Kjo ka shkaktuar mjaft reagime dhe nervovizëm në kampin e “panzerave”.
Mesfushori Mesut Ozil u fotografua nga gazetarët teksa po dilte nga fusha duke debatuar me disa tifozë që ndodheshin në shkallët e stadiumit.
Sipas informacioneve futbollisit i Arsenalit u ofendua rëndë dhe ai u kundërpërgjigj menjëherë duke e acaruar së tepërmi situatën për disa momente.
Kjo vjen pas një rritje të presionit dhe akuzave ndaj tij për formën e dobët që ka treguar me kombëtaren kohët e fundit.
Madje mësohet se Ozil ka marr dhe një vendim për t’u larguar nga kombëtarja pas humbjes së sotme.