Xhevahir Sukaj u largua nga Flamurtari pas mbylljes së sezonit të kaluar. Sulmuesi shkodran për momentin është pa skuadër dhe nuk dihet ende nëse do të vazhdojë ende me futbollin e luajtur apo është larguar përfundimisht.
Ditën e sotme, Sukaj ka qenë në një dreke me trajnerin e Vllaznisë, Thomas Brdariç dhe kete gje, sulmuesi shkodran nuk ka ngurruar ta beje edhe publike.
Fotoja është postuar nga vetë shkodrani në rrjetet sociale, ndërsa ngelet për t’u parë nëse ky takim ka qenë rreth një rikthim të mundshëm të Sukaj te Vllaznia apo thjesht për qejf.
Kuqeblute kane nevoje edhe per nje sulmues tjeter por ende nuk dihet nese Sukaj eshte ne planet e stafit teknik apo jo. Kjo mbetet per t’u pare ne vazhdim.