Partizani do të luajë në transfertë kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 13:30 dhe pritet me interes nga dy kampet respektive.
Të kuqtë do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv për ta mbyllur këtë edicion futbollistik në mënyrën më të mirë. Për këtë, është sulmuesi shkodran Rubin Hebaj që tregon atmosferën te 15-herë kampionët e Shqipërisë, ku nuk ngurron as t’i japë një mesazh Luftëtarit.
“Gati për nesër”, shkruan ai duke treguar në këtë mënyrë se objektivi i vetëm në Gjirokastër, do të jetë fitorja.Por megjithate ende nuk eshte e sigurte nese ai do ta nise nga minuta e pare apo jo.
Perderisa ka kete besim, me siguri qe ai e mendon ta nise si titullar kete transferte te veshtire e cila eshte edhe ndeshja e fundit e ketij viti.