Odise Roshi ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes në takimin mes kuqezinjve dhe Islandës që përfundoi me shifrat 4-2. Mesfushori i njohur u vu në qendër të kritikave ditë më parë për shkak të gabimeve ndaj Francës.
Pikërisht për këtë ka shkruar këngëtari i njohur, Noizy që përmes një postimi në rrjetet sociale ka një mesazh për trajnerin Edi Reja.
“Vendose Roshin atje ku beson ai dhe shihe ç’do të bëjë”, përfundon Noizy ndërsa e ilustron me një makinë të shpejtë. Kujtojmë që fieraku shënoi golin e tretë, por ishte protagonist edhe në golin e katërt pas një inkursioni të bukur të tij./newsport/