Arkivoli i Peles mbërriti në vendin e prehjes së tij të martën mbrëma, ndërsa miliona tifozë në Brazil dhe në mbarë botën vajtuan legjendën e sportit.
Turma emocionale qëndronte anash, ndërsa arkivoli i legjendës së futbollit brazilian, Pele, u përcoll nëpër rrugët e Santosit me një kamion të zjarrfikësve. 230 mijë qytetarë, përfshirë presidentin e ri të vendit, kaluan para arkivolit të hapur të legjendës për të bërë homazhe.
Nder personazhet qe kane marre pjese ne homazhe, ka qene edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i cili është bërë një shënjestër sulmesh në mediat braziliane për shkak të një episodi të pakëndshëm gjatë funeralit të legjendës PELE.
Numri një i futbollit u pa të bënte një foto me dikë nga të pranishmit përpara trupit të pajetë të PELE dhe kjo ka sjellë reagime shumë të ashpra ndaj tij.
Në rrjete sociale dhe në mediat braziliane, Infantino është përballur me sulme verbale nga brazilianët e zemëruar të cilët e konsiderojnë atë gjest, një ofendim ndaj figurës së PELE dhe gjithë popullit të Brazilit. Presidenti akoma nuk ka reaguar për sqarimin e kësaj çështjeje.