Shqipëria duhet të lërë pas humbjen 0-2 që pësoi ndaj Turqisë pak ditë më parë në Shkodër dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ekipi Shpresa që u mund po nga Turqia U12 me rezultatin 1-2. Si për rastësi, dy skuadrat do të luajnë sërish në të njëjtin vend dhe ndaj të njëjtit kundërshtar.
Kombëtarja A, luan të hënën përballë Andorrës në transfertë dhe ndaj një kundërshtari të lehtë në letër, padyshim që obligim janë vetëm 3 pikët. Sakaq, Shqipëria U21 e drejtuar nga Alban Bushi duhet të bëjë të njëjtën gjë përballë Andorrës U21, ndeshje që luhet të martën dhe duhen pikë të plota ndaj një kundërshtari të tillë.
Duke qenë se dy ekipet luajnë ndaj të njëjtit kundërshtar, sot janë nisur njëkohësisht në drejtim të Andorrës ku si Kombëtarja A, ashtu edhe ajo Shpresa do të akomodohen në Andorra ku do të presin për ndeshjet e tyre, si edhe do të jenë tifozë për skuadrën Kombëtare. /VipSport/