Tërmeti i parë i fuqishëm i magnitudës 6.4 goditi Shqipërinë rreth orës 03:50 të ditës së martë dhe kishte epiqendrën në Detin Adriatik, 40 km larg kryeqytetit, Tiranës dhe 10 km në veri të Durrësit.

Lëkundje të tjera më të lehta janë ndjerë pas tij. Një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar edhe në orën 7:10 me magnitudë 5.4.

Gjendje e jashtëzakonshme në vendin tonë, teksa raportohet për disa persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.  

Të shumtë kanë qenë futbollistët shqiptarë që janë solidarizuar me ngjarjen e rëndë, teksa kanë shfrytëzuar rrjetet sociale, për t’iu gjendur pranë të prekurve nga tërmetit, me lutje!

Nga Xherdan Shaqiri te Granit Xhaka, ja disa prej futbollistëve që janë solidarizuar me ngjarjen e rëndë.