Mbrëmjen e djeshme është luajtur ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës, e vlefshme për Eleminatoret e Euro 2020-të. Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Edi Reja kanë fituar me rezultatin 4-2 dhe një prej golave u shënuar nga Elseid Hysaj në pjesën e dytë, pas një kombinimi shumë të mirë me Rei Manajn.
Sot, Hysaj, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan se është shumë i lumtur që gjeti golin e parë me Kombëtaren, por që është edhe i parë për të në karrierën e tij futbollistike.
“Jam shumë i lumtur për golin e parë për këtë komb. Shpresoj të mos ndalem me kaq”, shkruan mbrojtësi shkodran.