Në Shkodër sot është “jozyrtarisht” ditë zie për tifozët e Vllaznisë, të cilët nuk e kapërdijnë lehtë rënien pas shumë dekadash prej kategorisë.
Për ta, Vllaznia ka vdekur me kuptimin e plotë të fjalës e si rrjedhojë, meritonte edhe një lajmërim vdekje ashtu siç duhej.
Për këtë arsye, në një vend në qendër të qytetit ku vihen lajmërime të tilla, një tifoz shkodran nuk ka ngurruar që me humorin e zakonshëm, të vendosë aty edhe njoftimin e vdekjes për klubin shkodran, pa u mbushur 100 vjetori i tij.
“Me hidhërim jo të madh njoftojmë se vdiq KF Vllaznia, vjeç 99. Njoftojmë vizita ditën e diele datë 27.05.2018 (me shpërblime).
Me respekt nga Presidenca, Bordi drejtues dhe futbollistët”, shkruhej në lajmërimin e vdekjes që ishte shkruar për klubin kuqeblu. /vipsport/