Mbrëmjen e djeshme Granit Xhaka theu heshtjen, duke publikuar një letër drejtuar tifozëve pas ngjarjeve të fundjavën së shkuar.

Ai shpjegoi gjithçka, duke thënë se është kërcënuar nga tifozët. Gjithashtu mesfushori i kombëtares së Zvicrës ka kërkuar falje për veprimin e tij, duke bërë kështu “paqe” me tifozët.

Pas publikimit të letrës, ai ka marrë një mbështetje të madhe nga tifozët e “topçinjve”. Këta të fundit e duan kapitenin titullat në ndeshjen e radhës ndaj Wolves. Gjithashtu ata shpresojnë që Xhaka të gjejë golin me “magjitë” e tij nga jashtë zone.

Kujtojmë se Xhaka u fërshëllye nga tifozët e tij në “Emirates”, gjatë zëvendësimit çka solli dhe një reagim nga shqiptari i Kosovës. Ai flaku shiritin e kapitenit dhe hoqi fanellën, teksa iu drejtua dhomës së zhveshjes.