Prej më shume së një viti, tifozët e të gjitha sporteve në Shqipëri e kanë të pamundur që të ndjekin nga afër skuadrat e tyre të zemrës.
Duket se Covid-19 prek vetëm tifozët e futbollit, ndërsa paradoksi është se stadiumet janë duke u përdorur nga partitë politike pikërisht për fushatë elektorale.
Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri janë pas pak ditësh, teksa fushata është intensifikuar aqsa në stadiumin Skënderbeu në Korçë duket edhe tribuna e mbushur me mbështetës të një subjekti politik.
Në kushtet kur FSHF ka kërkuar që tifozët të kthehen në stadium me masat e duhura anti-covid, një gjë e tillë nuk është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria shqiptare.
I çuditshëm është fakti se për fushata elektorale stadiumet hapen edhe pa distancim në disa raste, ndërsa kur është fjala për sportin stadiumet dhe pallatet e sportit kyçen./newsport/