Prej më shumë se një viti, sidomos kur zyrtarisht pati të prekur nga pandemia në vendin tonë, menjeherë qeveria si dhe FSHF vendosi që të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve, e më pas si rifilluan aktivitetet, e mes tyre edhe garat sportive, duket se u vendos që ndeshjet të luhen pak spektatorë.

Një vendim që u morë parasysh, vetëm disa javë, sepse klubet filluan që të abuzojnë me numrin e të pranishmëve, por sidomos këtë sezon, vihet re se ka më shumë se sa lejohen, pra nga 10 persona apo dhe 20 persona të çdo klubi.

Kemi parë tribuna plot, apo dhe tifozë edhe në shkallët e stadiumeve, madje edhe në ato sfida që jepen “live” në televizion, sidomos në Superiore e në Kategorinë e Parë.

Por, ajo që të bën përshtypje është një ndeshje e Kategorisë së Dytë, e luajtur të shtunën në Librazhd, ku ura është kthyer në tribunë dhe duket qartë se tifozët qëndrojnë ngjitur.

Më poshtë edhe foto nga ndeshja Sopoti – Shkumbini, e vlefshme për Grupin B të Kategorisë së Dytë, e cila përfundoi 1-1./vipsport/