Abdurrahman Fangaj vijon të stërvitet intensivisht në mënyrë individuale. Mbrojtësi i Vllaznisë synon të rikthehet sa më parë në fushën e blertë për të dhënë kontributin e tij për ekipin shkodran.

Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në stadiumin “Loro Boriçi” duke u stërvitur edhe gjate dites se sotme.

Një dëmtim i rëndë e la për shumë kohë jashtë fushës së blertë. Shtatlarti i prapavijës u afrua zyrtarisht te Vllaznia në këtë merkato dimri.

Eksperienca e madhe në kampionatin shqiptar si dhe cilësitë në mbrojtje e bëjnë një futbollist të rëndësishëm për trajnerin Brdariç./newsport/