Së fundmi qarkullonte lajme se një grup i ri ultras do të “mbinte” në Superiore, ndërsa tashmë është zyrtare. Bëhet fjalë për klubin e Vllaznisë, që në “Loro Boriçi”, por edhe në ndeshjet në transfertë do të ketë një “armë” më shumë për të besuar tek rezultatet pozitive.
Tifogrupi më i ri i Superiores quhet “Ultras Vllaznia” dhe ka “lindur” nga faqja e tifozëve në rrjetet sociale, “Unë s’kam zemër, unë kam Vllazni”. Tashmë mbetet për t’u parë detaje më të reja rreth këtij grupi dhe sa i madh do të jetë numri i tyre në stadium.
Kujtojmë që Vllaznia, këtë sezoni ka ardhur nga Kategoria e Parë dhe duhet theksuar se shkodranët deri më tani kanë arritur të bëjnë paraqitje të mira në Superiore, duke grumbulluar 9 pikë dhe renditen në vendin e 6-të.
Në 6 javë të luajtura, ajo që bie në sy, është fakti se kuqeblutë kanë pësuar vetëm 2 gola, duke pasur kështu edhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Ndërsa në sulm, kanë shënuar vetëm 5 gola./newsport/