Pak ditë më parë, Rei Manaj kishte një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, duke pasur përballë ish-skuadrën e tij në sezonin e kaluar. Ai arriti që me Granadan, të shënonte vetëm një gol gjatë gjithë sezonit, ndërkohë që këtë sezon shihet si një nga më të mirët te Albasete.

Ishte pikërisht ndeshja ndaj Granadas, në të cilën Manaj pësoi një dëmtim horror pasi u përplas me një nga futbollistët kundërshtarë dhe mori një goditje të fortë në kokë. Ai u detyrua që të largohej në drejtim të spitalit për të marrë ndihmën e shpejtë dhe gjendja e tij ishte mjaft e rënduar.

Ndërkohë, sot në mediat ukrainase ka dalë edhe një tjetër detaj nga dëmtimi i rëndë i Manajt. Ai u shtri pa ndjenja në tokë dhe ka qenë sulmuesi ukrainas i skuadrës së tij, Roman Zuzulia ai i cili ka vrapuar drejt Manajt, duke i kapur gjuhën. Ky veprim, është cilësuar nga mjekët si një nga veprimet më të sakta dhe që i ka dhënë mundësi Manajt që të mos përkeqësohet më shumë. /vipsport/