Sindrit Guri po kalon një formë të mrekullueshme dhe tashmë sulmuesi shkodran është nën radarin e disa klubeve europiane.
24-vjeçari ishte edhe edicionin e shkuar me skuadrën e Kukësit, por me trajnerin Ernest Gjoka ai nuk gjeti shumë hapësira në formacion.
Për këtë Safet Gjici ironizoi teknikun kryeqytetas për të cilin deklaroi: ” “Gjoka e la në stol Gurin për çudi, po të kishte një trajner që do t’i gjente hapsirat ai do shpërthente që atëhere.
Guri do të shitet në Europë, ka patur oferta nga klube të mëdha, të shohim tani”.
Sot, është trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka që i është kundërpërgjigjur Gjicit me një foto në rrjetet sociale.
Ai kthehet pas në kohë dhe shfaqet pikërisht me sulmuesin shkodran, i cili bëhet gati të aktivizohet në një nga ndeshjet e sezonit të shkuar./newsport/