Pak ditë më parë, Kombëtarja nisi grumbullimin dhe surpriza e madhe ishte përjashtimi i Thomas Strakoshës duke qenë se kishte humbur avionin dhe për trajnerin Panuçi nuk kishte justifikime. Lënia jashtë e Strakoshës, ishte një humbje e madhe për Shqipërinë, ndërkohë që edhe te Lacio nuk është pritur mirë.
Kjo ka sjellë jo pak reagime te tifozët e Lacios të cilët e lidhin këtë lënie jashtë me humbjen që Roma ka pësuar në derbi së fundmi dhe Panuçi si një tifoz i zjarrtë i Romës ka shfryrë ndaj Strakoshës.
“Kush lë një lacial në shtëpi, kthehet në shtëpi”, shkruan portali italian ‘since1900.it’, që është një portal që i dedikohet klubit të Lacios.
Natyrisht me këtë titull, i referohet shkarkimit të Panuçit që tashmë duhet të rikthehet në shtëpi si i përjashtuar, vetëm pak ditë pas la jashtë portierin e Lacios. /VipSport/