Në  24 orët e fundit, në rrjetet sociale ka nisur një “betejë” e mirëfilltë mes tifozëve të Vllaznisë dhe atyre të Partizanit.

Tifozeria shkodranë u ka premtuar hakmarrje në të ardhmen kryeqytetasve, të cilët nuk lëshuan përballë Vllaznisë, por nuk u impenjuan përballë Kamzës, duke dekretuar rënien e kuqebluve në Kategorinë e Parë.

Por tifozët e Partizanit nuk janë kursyer ndaj atyre shkodranë, duke u kujtuar se disa vite radhazi u kishin hequr nga duart titullin kampion duke luajtur fort ndaj ekipit kryeqytetas e duke u dorëzuar lehtësisht përballë rivalëve të tij.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar sot edhe një foto e lojtarëve dhe stafit të Vllaznisë duke ndarë në dhomat e zhveshjeve premion që kishin marrë nga kundërshtarët pas një fitoreje 1-0 ndaj Partizanit në një nga sezonet e kaluara.

Rivaliteti është ndezur dhe në vitet në vijim, kur Vllaznia të kthehet në Superiore, duelet me Partizanin padyshim do të jetë ndër më të përjetuarat nga të dy palët. /vipsport/