Stadiumi kombëtar që ka zënë vendin e “Qemal Stafës” por që aktualisht nuk ka një emër duke qenë se FSHF e ka nxjerrë në shitje, po shkon drejt përfundimit të punimeve.
Ditët e fundit ka nisur të shtrohet edhe tapeti dhe pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit, ku kuqezinjtë do të përballen me Francën.
Pavarësisht punimet po shkojnë drejt fundit, kritikat drejt stadiumit janë të shumta dhe duket se nuk ka asnjë pëlqim nga tifozeria. Në një video të publikuar së fundmi, shihet që tribuna kryesore ka një kapacitet shumë të vogël dhe më shumë se për stadium, do të përdoret për qendër tregtare së bashku me kullën e famshme.
Tifozët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për stadiumi, duke e konsideruar një qendër tregtare e cila më shumë ngjason me një park lodrash sesa me një stadium kombëtar. /VipSport/