Në javët e fundit të kampionatit pati një polemikë të madhe mes shkodranëve dhe trajnerit që u largua në atë periudhë, Ernest Gjoka.
Ai u akuzua si tradhëtar dhe që la ekipin në baltë në momentet më kritike. Madje polemikat nuk janë shuar as tani ku në distancë ka pasur ‘shigjeta’ mes tij dhe krybashkiakes Ademi duke fajësuar njëri-tjetrin për dështimin e Vllaznisë.
Por tashmë jeta vazhdon dhe Gjoka do vijojë aktivitetin e tij të përditshëm. Duket se së fundmi ai ka gëzuar për një fitore të Tiranes në futsalle ku janë shpallur kampionë.
Me një koment :”Urime”, ish-kampioni i Shqipërisë ka përgëzuar kampionët e rinj të vendit duke harruar në këtë mënyrë Vllazninë e duke u ‘bashkuar’ virtualisht me festën e kryeqytetasve.
Postimi në Facebook