U afrua me bujë te Laçi, por aventura e Xhevahir Sukajt te kurbinasit ishte shumë e shkurtër. Më pas, sulmuesi shkodran u largua nga vendi ynë duke qenë një lojtar i lirë. Duke qenë se merkato ishte mbyllur, ai e kishte të pamundur të firmoste me një ekip të ri.
Kësisoj, u detyrua të qëndronte në pritje deri në hapje të merkatos së dimrit. Teksa kanë mbetur më pak se dy javë nga muaji janar, shkodrani është shfaqur në një palestër duke u stërvitur.
Me sa duket ai kërkon të jetë në top-formë për merkaton e dimrit. Destinacioni ende nuk dihet, por siç gjithmonë shkodranit i pëlqen të jetë surprizues./newsport/