Bylis tashmë është rikthyer në Superiore pas një sezoni fantastik në Kategorinë e Parë. Ballshiotët, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruajnë se tashmë e gjithë vëmendja është rikthyer tek Vllaznia, ku do të luhet finalja e së Parës.
Deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare, pasi nuk është caktuar data dhe stadiumi, por me shumë mundësi mund të luhet në Elbasan Arena.
Statusi origjinal i Bylisit:
Nje feste madheshtore vazhdon te na pershkoje por tashme, nga sot e gjithe vemendja te Vllaznia!
Luajme nje ndeshje te rendesishme me kryesuesen e Grupit B qe ka nje ekip me kualitete dhe tradite ne futboll! Superiorja u arrit, tashme duam edhe titullin!
Mendjen te finalja e e cila me shume gjasa mund te luhet ne “Elbasan Arena” diten e enjte!