Mbrojtësit janë futbollustët më të mirë të përfaqësueses shqiptar dhe këtë nuk e thotë vetëm cilësia e skuadrave te të cilat bëjnë pjesë, por edhe statistikat që prodhojnë në fushën e lojës.
Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një gol në tre ndeshjet e luajtura deri tani në Ligën e Kombeve sepse kanë në prapavijë emra si Gjimshiti, Hysaj, Dermaku e Kumbulla që luajnë në ekipe të njohura italiane, apo edhe portierë si Strakosha e Berisha të cilët njihen për cilësinë e tyre dhe të skuadrave ku luajnë po përtej Adriatikut.
Edhe në renditjen që përpilon UEFA si rrejdhojë e statistikave individuale të futbollistëve të ndryshëm, këta lojtarë janë ata që dominojnë. Sipas UEFA-s, futbollisti me statistikat më të mira për Shqipërinë është mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili ka koleksionuar 655 pikë dhe mban vendin e 255-të në kontinent.
Ai lë pas Ardian Ismajlin, i cili në fakt nuk luan me Kombëtaren që me ndeshjen e nëntorit 2019 me Andorrën dhe mbante prej kohësh vendin e parë. I treti është po një tjetër pjesëtar i prapvijës, pasi ky pozicion në podium i përket Frederik Veselit.
Lojtari i parë në klasifikimin e UEFA-s që nuk i përket mbrojtjes është Keidi Bare, i cili me pikët e fituara sot, ka arritur kuotën 519 dhe ka kaluar Odise Roshin që mban vendin e pestë.
Për të gjetur një sulmues duhet zbritur në vendien e 8 ku gjendet Çikalleshi, me 429 pikë të grumbulluara që kur UEFA ka krijuar këtë renditje e cila merr parasysh paraqitjet për 3 vitet e fundit. Titullari aktual Ii paprekshëm i sulmit, Rei Manaj, mban vendin e 18 mes lojtarëve kuqezi me 189 pikë. /vipsport/