Vllaznia zhbllokon merkaton dhe çdo gje eshte ne rregull me FIFA-n. Klubi shkodran ne fakt nuk ka qene shume i shqetesuar ne lidhje me nje fakt te tille sepse ka patur te beje me nje detyrim te vogel ndaj nje ish- lojtari te tij dhe kohet e fundit çdo gje eshte zgjidhur duke bere pagesen.

Si rrjedhoje FIFA ia ka hequr bllokimin e merkatos. E nese ka ndodhur keshtu me Vllaznine, nje klub tjeter i Superiores ka probleme. Behet fjale per Dinamo City te ciles i është bllokuar merkatoja. Sistemi i FIFA-s ka bllokuar ekipin blu që të mos regjistrojë lojtarë për periudhën në vazhdim, pasi kanë detyrime të mbetura, edhe pse ende nuk është zbuluar se ndaj cilit janë.

Përveç Dinamos që i është bllokuar merkatoja, më herët janë edhe dy klube të Superiores, që nuk mund të regjistrojnë lojtarë të rinj, pasi edhe ato kanë detyrime të pashlyera. Bëhet fjalë për Laçin dhe Tiranën, edhe këto për mospagim lojtarësh.

Kurbinasit prej dy vitesh nuk kualifikohen në Kupat e Europës dhe kjo ka rezultuar të jetë një goditje e rëndë financiare, pasi kjo është reflektuar edhe në cilësinë e ekipit, që ka qenë vazhdimisht në rënie dhe tashmë po diskuton mbijetesën.

Me poshte keni edhe nje foto te sistemit te FIFA-s ku shikohet qarte se Vllaznia e ka merkaton e zhbllokuar, ndryshe nga tre ekipet e tjera te Superiores, Tirana, Dinamo City dhe Laçi.