Klubi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka ndjerrë në treg edhe fanellat e reja që do të mbajnë veshur në transfertë për sezonin 2019-2020-të, raportohet në faqen zyrtare të klubit.

Më tej, klubi fton edhe tifozët që nëse e dëshirojnë një fanellë të tillë, atëherë të kontaktojnë pranë tyre për më shumë informacion.

Postimi i klubit të Vllaznisë:

“Këto do të jenë uniformat zyrtare për ndeshjet në transfertë të Vllaznisë në basketboll për meshkuj gjatë sezonit 2019 – 2020.

Të gjithë sportdashësit dhe tifozët e zjarrtë që kanë dëshirë të kenë një uniformë zyrtare të personalizuar, ju lutemi shkruani në INBOX të faqes.

Ju faleminderit”!

Kujtojmë që pasnesër, të dielën Vllaznia do të udhëtojë drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e javës së 2-të të kampionatit ndaj Partizanit, në “Asllan Rusi”, në orën 19-të. Të shohim nëse Vllaznia do paraqitet me fanellat e reja të transfertës për këtë ndeshje.