Xherdan Shaqiri fitoi mbrëmë titullin e dytë të Kupës së Botës për Klube në karrierën e tij.
Pasi e fitoi këtë trofe me Bayern Munchen disa vite më parë, ai të shtunën mbrëma e fitoi Botërorin e Klubeve edhe me Liverpoolin, disa muaj pasi fitoi edhe Superkupën e Evropës dhe Champions League.
Liverpooli fitoi mbrëmë minimalisht 1-0 ndaj Flamengos në finale, ku Shaqiri u aktivizua në minutat e fundit.
Sot, ai ka postuar në rrjetin social “Facebook” një fotografi të tij me trofeun e Kupës së Botës për Klube në dorë dhe gjithashtu me medaljen e fituar.