Xhevahir Sukaj i dha dje fitoren Flamurtarit, me golin e tij ndaj Tiranës, ndërsa pas ndeshjes festa ishte legjitime për vlonjatët.

Por, është sulmuesi shkodran që nuk e lë këtë rast pa kaluar. Ai ka postuar një foto nga festa në dhomën e zhveshjeve, ku teksa gjendet pa fanellë, tregon edhe barkun, për të cilin kritikohej e quhej mbipeshë kur ishte tek Partizani.

“Barku thanë ata”, shkruan Sukaj bashkangjitur fotos, duke thumbuar kritikët më format e tij, dhe me golin e shënuar.

sukaj