Prishtina ishte skuadra e cila u eliminua nga Liga e Europës nga “ruleta ruse”, duke qenë se modestët e Fola Esh arritën të fitonin në Mitrovicë me penallti ndaj kryeqytetasve.
Përveç mërzisë nga eliminimi, tifozët e Prishtinës, ose të njohur ndryshe si Plisat, kanë inatin më të madh me trajnerin, i cili bëri histori në futbollin shqiptar.
Kapoultrasi i Plisave, Albert Kastrati ka postuar një foto të Josës në një pikë bastesh, duke e konsideruara këtë një turp, pasi ai duhet të ishte pranë skuadrës kur kishin mbetur edhe dy orë nga ndeshja.
Në mbështetje të Kastratit, kanë dalë edhe shumë tifozë të tjerë të Prishtinës, të cilët gjithashtu janë të mendimit se Josa nuk është trajner i denjë për skuadrën e tyre, madje e konsiderojnë edhe si shkakun kryesor për dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga Europa. /Vipsport/