Vllaznia e sotme vërtetë po kalon momente të vështira megjithatë në historinë e saj ka patur edhe jo pak raste kur ka gëzuar. I tillë ka qenë edhe viti 1978, pra 40 vite më parë kur kuqeblutë festonin titullin kampion të rradhës.

Ka qenë një brez i shkëlqyer futbollistësh të cilët nën drejtimin e trajnerit Xhevdet Shaqiri u shpallën kampion.

Trofeu do të merrej pas ndeshjes së fundit të luajtur në Lushnjë ndaj Traktorit vendas të cilën shkodranët e fituan 3-1.

Pas ceremonisë së dorëzimit të kupës kuptohet që ka ardhur edhe festa në kampin kuqeblu. Gazetari i vjetër sportiv Namik Mehmeti na sjell për të botuar një foto që publikohet për herë të parë.

Ai është bashkë me të mirënjohurin Ymer Striniqi dhe mjekun Zyhdi Çoba duke pozuar krahas futbollistëve që luajtën në atë ndeshje të fundit të kampionatit.

Në foto janë: Lart nga e majta: Ymer Striniqi, Fatmir Paçrami, Isa Sukaj, Enver Hafizi, Lutfi Basha, Zyhdi Çoba, Medin Zhega, Namik Mehmeti, Genc Boshnjaku, Sabah Bizi.

Poshtë nga e majta: Millan Vaso, Ferid Borshi, Astrit Hafizi, Fatmir Axhani, Luan Vukatana dhe Selman Gruda.
www.shkodrasport.com