Pasditen e sotme, Vllaznia arriti një fitore me vlerë ndaj Apolonisë në Fier. Kjo fitore ruan kryesimin e kuqebluve, madje duke e thelluar atë në 5 pikë nga ndjekësi që është Kukësi.
Nje fitore qe ka shtuar entuziasmin ne kampin shkodran sepse tashme çdo gje funksionon ashtu si duhet dhe per rrjedhoje ka besim se kjo ecuri do te vazhdoje edhe me tej.
Nderkohe, siç ndodh gjithmonë, pas ndeshjes ekipi ndalet në një restorant për të darkuar së bashku. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ndërsa Blendi Dibra, “krahu i djathtë” i sponsorit Xhaferi, ka publikuar një foto me atë që e cilëson “truni” kuqeblu.
“…ah sa shijon darka, me “trunin” kuqeblu🔴🔵, pas një fitoreje që ruan të paprekur kryesimin✈”, shkruan Dibra, i cili pozon bashkë me stafin e trajnerëve dhe doktorin legjendar të Vllaznisë, Zyhdi Çoba.