Zgjedhjet bashkiake në gjithë vendin u mbajtën javën e shkuar, ku u votua për drejtuesit e rinjë vendorë në çdo qytet. Përjashtim nuk bën as Shkodra, ku votuesit vendosën në favor të Benet Becit.
Beci që do jetë kryetari i ri i bashkisë në qytetin verior është edhe përfaqësues i partisë socialiste. Për këtë arsye edhe kryeministri Edi Rama që është i të njëjtit krah politik ka vizituar ditën e sotme kryeqendrën e veriut.
Rama është parë të shëtisë edhe në rrugët e qytetit, ku për tifozët e sportit bën lajm takimi i tij me Bekim Balajn. Në një prej ambienteve të një bari në pedonale, i pari i shtetit ka pasur një takim shumë miqësor me sulmuesin kuqeblu.
Duke qenë se Balaj ka qenë edhe pjesë e shpeshtë e kombëtares sonë të futbollit dhe Rama që njihet si një tifoz i këtij sporti, duket se njihen prej kohësh. Takimi ka qenë përshëndetës, por shumë i përzemërt mes kryeministrit të vendit tonë dhe sulmuesit shkodran.
Endri ÇINARI