Tre futbollistë indonezianë janë bërë simbol i një bote paqësore, në sajë të një festimi unik pas golit. Protagonistët janë, mbrojtësi Hindu i Bali United Ngurah Nanak, sulmuesi i krishterë Yabes Roni dhe sulmuesi mysliman Miftahul Hamdi.
Secili duke demonstruar përkatësitë e tyre fetare, pas golit të dytë të shënuar nga Yabes, ndeshje e zhvilluar muajin e kaluar kundër Borneo FC dhe e përfunduar me rezultatin 3-0,
Një deklaratë politike që nuk ka nevojë për fjalë, një foto e realizuar nga fotografja Miftahuddin Halim dhe e postuar në Facebook të dielën, bëri xhiron e botës.
“Sepse bindjet e ndryshme fetare, nuk na pengojnë që të arrijmë synimet e njëjta,” është mesazhi i fotos. Kjo foto vjen në një moment delikat në Indonezi, pasi rritja e fraksioneve fetare gjatë muajve të fundit ka kërcënuar qeverinë e moderuar dhe laike të Indonezisë.
Për të zbutur klimën, lojtarët e Bali United demonstruan se njerëz të feve të ndryshme, jo vetëm që mund të punojnë së bashku, por mund të bëjnë gjëra të mëdha.
“Edhe pse të gjithë vijnë nga përkatësi të ndryshme fetare, ne jemi një”, deklaroi Yabes për Kompas.com të Indonezisë . “Ne duhet ta mbrojmë harmoninë e vendit dhe të qëndrojmë të bashkuar”.
Fotografi Halim i bëri jehonë kësaj ngjarje, duke vënë në dukje se ishte “i lumtur që fotografia shërbeu si një shembull për njerëzit. Futbolli mund të bashkojë vendin”.
Festime të tilla nuk janë diçka e re në futboll, ndonëse kjo ka shkaktuar polemika tek tifozët, FIFA ka dhënë dakortësinë për këto festime, për sa kohë që lojtarët nuk kalojnë më tej. FIFA dhe Federata Indoneziane e Futbollit nuk kanë dhënë akoma asnjë koment për këtë ngjarje./EDS/