Xheorxhina Rodrigez dhe Vanda Nara, janë padyshim nga partneret e futbollisteve më të famshme në internet. Të dyja femrat seksi, marrin vëmendje kudo që shkojnë, dhe vështirë kalojnë pa u pikasur.
Por, mes tyre ka edhe disa ngjashmëri. Të dyja udhëtojnë, postojnë foto nga ashensori, apo ndjekin palestrën për të bërë sa më perfekte format e tyre, të cilat janë bombastike.
Të dyja ndiqen nga një numër i lartë ndjekësish edhe në rrjetet sociale. Plot 5 milionë e 800 mijë ndjekës për bashkëshorten e Ikardit, dhe 14 milionë e gjysmë për partneren e Kristiano Ronaldos, shifra rekord që i konsiderojnë ato mbretëresha të rrjeteve sociale.
Të dyja gjithashtu ndjekin ndeshjet e partnerëve të tye në stadium, ku ndiqen nga shumë paparacë, si edhe udhëtojnë me avionë privatë e vishen me veshje e aksesorë të shtrenjtë. Por, gjithashtu janë edhe dy nëna të përkushtuara.
Ato shoqërojnë fëmijët në shkollë, ndërsa kujdesen edhe në detaje për festat e tyre. Xhorxhina ka një vajzë, Alana Martinën me Ronaldon, por kujdeset edhe për tre fëmijët e tjerë të Kristianos.
Nga ana tjetër, Vanda ka tre cuna nga Maksi Lopez, por edhe dy vajza me Ikardin. Me pak fjalë, të dyja femrat vazhdojnë një “luftë” në distancë në rrjetet sociale, por edhe me shumë ngjashmëri mes tyre.