Franc Ashiku, i 61-të në Europë
Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku që ka marrë pjesë në Kampionatin Europian të shahut për moshën 18 vjeç, ka zënë vendin e 61-të në kontinent. Ai është përballur me shahistë që kishin koefiçent shumë më të lartë sesa ai megjithatë shkodrani 17 vjeçar ka arritur të grumbullojë 3.5 pikë duke bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm të shahut. Ashiku konsiderohet një nga shahistët e rinj më të mirë të vendit.