Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku dy ditë më parë është shpallur kampion i Shqipërisë duke qenë pjesë e ekipit të Butrintit të Sarandës. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke i dhuruar këtij ekipi maksimumin e pikëve. Mjafton këtu të themi se në 11 turet e kampionatit, ai ka marrë 10.5 pikë, pra 10 fitore dhe vetëm 1 barazim duke qenë sportisti me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara. Ashiku ka përfaqësuar Butrintin pas ofertës së bërë nga drejtuesit e këtij klubi, edhe për atë se Vllaznia këtë vit nuk ka marrë fare pjesë në kampionatin kombëtar ekipor.
Kampionati është zhvilluar në ambientet e sallës qendrore të Federatës Shqiptare të Shahut dhe skuadra sarandjote, pjesë e së cilës ishin Ilir Seitaj, Franc Ashiku, Aleksandër Paci, Oltian Vata, Murat Mejdini dhe Erald Mihasi lanë pas vetes në klasifikimin e përgjithshëm Rosokovecin dhe Naftëtarin. Rezultatet: Teuta-Butrinti 1-1 (2- 2); Apolonia-Partizani 2-0 (3-1); Akademia A-Naftëtari 0-2 (1-3); Veleçiku-Akademia B 2-0 (4-0); Roskoveci-Kamza 2-0 (3.5- 0.5); Elbasani-Valbona 2-0 (2.5- 1.5) (raundi 7)/ Naftëtari-Akademia 2-0 (3.5-0.5); Kamza- Veleçiku 0-2 (1-3); Valbona- Roskoveci 0-2 (0.5-3.5); Butrinti- Elbasani 2-0 (3-1); Partizani- Teuta 0-2 (0-4); Akademia AApolonia 1-1 (2-2) (raundi 8)/ Apolonia-Naftëtari 0-2 (1.5- 2.5); Teuta-Akademia A 2-0 (3.5-0.5); Elbasani-Partizani 0- 2 (1.5-2.5); Veleçiku-Valbona 2-0 (3-1); Akademia B-Kamza 1-1 (2-2); Butrinti-Roskoveci 2- 0 (2.5-1.5) (raundi 9).
Në këtë mënyrë, pas shpalljes nënkampion i vendit në kampionatin kombëtar individual, Franc Ashiku arrin një tjetër sukses në karrierën e tij.
© shkodrasport.com