Uruguai ka bërë aq sa ka munduar. Ka luftuar nga fillimi deri në fund, por nuk ka arritur të shmangë eliminimin në çerekfinalet e Kupës së Botës kundër Francës.

Kjo e fundit ka siguruar një vend mes katër më të mirave falë fitores 2-0. Mungesa e Cavani-t është ndier në sulm për ekipin e Tabarez që larguar nga Botërori me kokën lart.

Pas rastit të pastër të humbur nga Kylian Mbappe në minutën e 15-të, me goditjen e tij me kokë që ka shkuar mbi traversë, francezët kanë gjetur golin në goditjen e tyre të parë në kuadratin e portës.

Autori i golit ka qenë Varane, i cili ka fituar duelin ajror me mbrojtësit e Uruguait dhe ka dërguar topin atje ku Muslera nuk mund të arrinte dot 5 minuta para fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi i Real Madrid është bërë edhe lojtari i parë francez që shënon një gol në çerekfinalet e Kupës së Botës që nga Thierry Henry në 2006-ën kundër Brazilit.

Reagimi i amerikanojugorëve ka ardhur në minutën e 44-t me një goditje të bukur me kokë të Caceres, por Lloris ka bërë një pritje akoma më të bukur, duke ndalur topin që të kalonte vijën fatale. Sfera ka përfunduar në këmbët e Godin, i cili e ka dërguar topin jashtë një gjymsë metri larg portës.

Goditja përfundimtar për Uruguain ka ardhur në minutën e 62-të, kur portieri Muslera ka bërë një gabim të pafalshëm dhe i ka dhuruar golin e dytë Francës pas një gjuajtje qendrore të Antoine Griezmann.

Një avantazh që mund të ishte trefishuar në minutën e 73-të, kur goditja e Tolisso ka kaluar pak sipër traversës.

Minutat e mbetura të takimit nuk kanë dhuruar më emocione, me Francën që ka arritur ta mbrojë pa probleme avantazhin dhe pa rrezikuar pothuajse në asnjë moment.

Në gjysmëfinale, francezët do të përballen me fituesen e Brazil-Belgjikë, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, në orën 20:00.