Revista franceze “France Football”, e famshme për dhënien e “Topit të Artë”, trofeu që i jepet futbollsitit më të mirë, ka shpallur Manuel Neuer si portierin më të mirë të planetit. Bazuar te votat e gazetarëve sportivë në të gjithë planetit, portieri gjerman i Bayern Munich është zgjedhur si numri 1 më i mirë në qarkullim. Neuer mori 30 pikë në total, i shkëputur nga portieri i Juventusit dhe Italisë, Gianuigi Buffon, i cili u rendit i dyti me 13 pikë.

Portieri i tretë më i mirë në qarkullim është zgjedhur belgu i Chelsea, Thibaut Courtois me 9 pikë. Portieri i katërt më i mirë, gjithnjë sipas “France Football” është numri 1 i Totenham, Hugo Lloris, ndërsa e kompletojnë listën e dhjetë portierëve më të mirë të planetit, Jan Oblak (Slloveni dhe Atletico Madrid), Keylor Navas (Kosta Rika dhe Real Madrid), David de Gea (Spanjë dhe Manchester United), Marc-Andre Ter Stegen (Gjermani dhe Barcelona), Samir Handanovic (Inter Milan).telesport.al