Kohë njoftimesh. Të hënën në mënyrë progresive janë zbuluar emrat e 30 kandidatëve për fitimin e trofeut të “Topit të Artë”, por France Football, që është organizatori dhe i ceremonisë së këtij çmimi duket se i ka dietë shumë të qarta, duke propozuar dhe favorizuar një futbollist mbi 29 kandidatët e tjerë.

Faqja e parë e revistës së famshme i është dedikuar plotësisht sulmuesit të Francës dhe Atletico Madrid, Anoine Griezmann.

Sulmuesi ka qenë në qendër të vëmendjes së një debati të nxehtë, për shkak se ai u përjashtua nga top 3 kandidatët për fitimin e çmimit FIFA “The Best” që u organizua nën kujdesin e FIFA-s vetëm pak javë më parë, me trofeun që shkoi për kroatin Modric, të shpallur si futbollistin më të mirë të sezonit të kaluar. Griezmann u la jashtë pavarësisht triumfit të francezit, me klubin dhe përfaqësuesen.

Vetë klubi i Atletico Madrid kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të futbollistit me tre trofetë e fituar, (Europa League, Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës), shoqëruar me diçiturën emblematike “pa fjalë”, pikërisht për të shprehur zhgënjimin përballë atij përjashtimi.

Çmimi prestigjioz mund të jetë më në fund për atë, mënyra më e mirë për tu shpërblyer. Edhe vetë francezi nuk ka mohuar kurrë ambicjen e tij për të fituar “Topin e Artë”.

Ndërkohë, sikurse është përfolur, në krahune  tij qëndron pikërisht vetë revista transalpine. “Topi i Artë duhet fituar nga një francez”. Është kjo fraza që shoqëron foton e kampionit të botës në kopertinën e revistës.

Madje, edhe shoku i tij i ekipit kombëtar, Lucas, nuk ka dyshime: “E meriton absolutisht Antoine”, sikurse raporton “AS”./telesport/