Kryeredaktori i France Football ka shpjeguar pse ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala nuk është nominuar për Topin e Artë. France Football zbuloi 30 kandidatët për Topin e Artë 2024, ku për herë të parë në më shumë se 20 vjet nuk shfaqet as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo.
Kryeredaktori Vincent Garcia ka dhënë arsyet e tij pse Musiala nuk ishte në mesin e lojtarëve më të mirë në Europë.Duke folur për shtypin, Garcia tha:
“Për mendimin tim, janë tre arsye kryesore pse ai nuk u përzgjodh nga komisioni. Së pari, mungesa e statistikave të tij në Champions League, ku ai shënoi aq gola sa Mathys Tel, për shembull. Kjo është shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij.
“Ai gjithashtu nuk arriti të ishte vendimtar në ndeshje të rëndësishme si ndeshja e kthimit gjysmëfinale e Champions League kundër Real Madridit apo çerekfinalja e Europianit kundër Spanjës, ku paraqitjet e tij nuk ishin katastrofike, por neutrale.
“Nuk e ndihmoi as sezoni i Bayernit, që e përfundoi Bundesliga-n pa titull që nga viti 2011. Jam i sigurt se do të kthehet në këtë listë në të ardhmen”.
Musiala do të ketë shansin e tij t’u tregojë të gjithëve në kontinent se meriton një vend në top 30 për çmimin prestigjioz kur Gjermania të përballet me Hungarinë mbrëmjen e sotme.Skuadra e Julian Nagelsmann do të udhëtojë më pas në Holandë të martën për ndeshjen e dytë në Nations League./telesport/