Frika e tifozëve të Arsenalit tashmë bëhet realitet, Granit Xhaka sipas të gjitha gjasave do të jetë mbrojtës krahu edhe në sfidën që futbollistët e Emeri, do të kenë ndaj Liverpulit.

Pozicion natyral i futbollistit shqiptar është mesfusha, por kjo ka pak rëndësi për teknikun e “topçinjve”. Prej disa kohësh, Emeri i ka improvizuar një rol të ri Xhakës, duke e vendosur në krahë të prapavijës.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer së tepërmi tifozëve të Arsenalit, të cilët nuk e shohin Grantin në të njëjtin nivel në mbrojtje, ashtu si në rolin e tij natyral.

E kur kjo vjen në një sfidë të tillë si ajo që Arsenali luan ndaj Liverpulit, ankthi shtohet, për të parë sesi skuadra e Emeri do të paraqitet në fushën e lojës, ndaj një kundërshtari që nuk e ka për zakon të fali në asnjë gabim të kundërshtarit.

A do të bëj Granit Xhaka një paraqitje të nivelit të lartë edhe në një improvizim të tillë? Enigmë ngelet, por ne na ngelet të presim. /Shqiperia.ch/