Këtë vit trofeu “The Best” që organizon FIFA nuk do të jepet si zakonisht në çdo fund viti, por në muajin shtator. Organizata që drejton futbollin botëror, i frikësohet votimeve të cilat mund ta dërgojnë përsëri trofeun në duart e Ronaldos apo Mesit e për këtë arsye ka zhvendosur datën e ceremonisë sa më afër Kupës së Botës në mënyrë që votuesit të përqendrohen te fituesi i këtij turneu.
Deri në fund të vitit, Ronaldo e Mesi mund të kenë filluar përsëri serinë e tyre mbresëlënëse të golave ndajnë FIFA i frikësohen faktit se ata do të jenë përsëri dy emrat e parë në majë të listës.
Kësisoj, është afruar data e ceremonisë më 24 shtator në Londër, ndërsa votimet do të fillojnë pak ditë pas Kupës së Botës.
Faza e parë e votimeve, ku merren për bazë votat e trajnerëve dhe kapitenëve të kombëtareve, ashtu si edhe të një jurie gazetarësh e ish-futbollistësh, do të nisë më 23 korrik, vetëm 8 ditë pas finales së Botërorit në Moskë.
Në këtë mënyrë, mendohet se aktiviteti dhe fituesi i tij do të ketë më shumë rëndësi për të gjithë votuesit. /vipsport/