Klubet e Bundesligës janë kthyer të gjitha në stërvitje këtë javë, por duhet të zbatojnë disa rregulla shumë të veçanta sigurie. Mes tyre ka edhe nga ato të çuditshmet që i kanë caktuar klubet vetë, si në rastin e Mainz.
“Nuk po bëjmë stërvitje nga ato që kemi njohur para se të shpërthente virusi”, shpjegoi trajneri Akim Bajerlorzer, i cili i quante “lëvizje të topit” ato që klubi i tij po bënte tani. Një nga rregullat e veçanta ishte se lojtarëve u ndalohet të godasin topin me kokë.
“Nuk lejohen duelet, as goditjet me kokë. Futbollistët nuk lejohen as të kapin topin me dorë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar rrezikun e infeksionit. Vetëm portierët janë të lejuar të kapin topin normalisht pasi kanë dorashka. Por edhe ata janë me stërvitje individuale, u mungojnë situatat e ndeshjeve”, theksoi tekniku vështirësitë e kësaj stërvitje.
Mainz është përfshirë në luftën për mbijetesë e trajneri insiston që për t’u kthyer në formë për ndeshjet, do të duhet pak më shumë “normalitet”. “Nuk di të them nëse do të jemi të përgatitur mire për vazhdimin. Por të jemi të qartë, askush nuk do të jetë në një situatë optimale. Do të duhen të paktën dy javë stërvitje normale para rifillimit”, theksoi ai. /vipsport/