Rritja e numrit te te prekurve me virusin covid-19 ne Shkoder ka rikthyer friken tek te gjithe banoret e ketij qyteti dhe per me teper, tashme edhe tek ekipi i futbollit te Vllaznise.

Kjo ngaqe nje i aferm i futbollistit Ndriçim Shtubina ka rezultuar pozitiv diten e djeshme dhe per kete arsye, per mesfushori sot ka kryer testimin dhe priten rezultatet. Per momentin lojtari nuk ka asnje simptome dhe tashme priten pergjigjet.

Nje gje te tille e ka bere te ditur ne rrjetet sociale mjeku i Vllaznise Ilirjan Haxhaja i cili shkruan:

“Sot kemi rritje te rasteve me Covit-19. Faleminderim per mjeket dhe grupin e ngritur nga Ministria jone e Shendetesise per kryerjen e testeve. Sot i kryem testimin sportistit te Vllaznise Ndriçim Shtupina.

Kjo sepse ka dale nje i aferm i tij me virus. Shtupina nuk ka sintoma per momentin. E kemi karantinuar ne shtepi dhe po presim pergjigjen.

Shpresojme te mos dal i infektuar. Ju lutem sportiste, mos dilni per stervitje jashte ambjentit te shtepise. Evitoni kontaktet me shoket tuaj. Me nje sforco do e kalojme kete situate”- shkruan ai..