Ish- futbollisti i kombetares U21 te Shqiperise, bajziani Sergio Kalaj duket se po rikthehet ne formen e tij me te mire. Dhe kete po e arrin tek Frosinone, skuader e cila i ka dhene hapesiren e duhur dhe mbrojtesi shtatelarte tashme ka gjetur veten duke e lene pas njehere e mire periudhen e veshtire qe kaloi kohet e fundit.

Duke qendruar gati nje vit jashte fushave te blerta si rrjedhoje e nje demtimi qe kaloi, tashme Kalaj eshte rikthyer te luaje dhe ne dy ndeshjet e fundit ka qene titullar per skuadren e tij, madje ndaj Cittadella ka qene nder me te miret ne fushen e lojes. Ai ka fituar besimin e trajnerit Viviani dhe me shume mundesi ne ndeshjet e ardhshme nuk do te jete me nje alternative, por nje pjese e rendesishme e formacionit te kesaj skuadre.

“Është e vështirë të shpjegosh atë që ndjeva, vuajtjet kur shihja të tjerët të lunin dhe nuk mund t’i jepja një dorë skuadrës. Por gjithçka kalon, ne jemi këtu dhe jam i lumtur që jam kthyer. Ishte një emocion i pabesueshëm, hyra në fushë me lot në sy”- eshte shprehur Sergio pas ndeshjes debutuese ndaj Breshias.

Ne fakt per te nuk ka qene aspak e lehte. Perpos demtimit, ai ne fundin e shtatorit te vitit 2022 humbi edhe te atij- Lukën, mbeshtetesin e tij te madh. Me gjithë dhimbjet e forta, Sergio u ngrit ngadalë sërish, duke treguar vendosmëri të madhe. Dhe sot po mundohet te kthehet ne ditet e tij me te mira e me siguri qe do ia dale.