Ashtu siç kemi lajmëruar edhe më parë, suksesi i Vllaznisë së femrave që u kualifikuar për në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, nuk ka kaluar pa vëmendjen e duhur edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit
Madje, ky institucion mësohet se ka akorduar edhe një shpërblim për këtë ekip. Lajmin e ka bërë të ditur për “Shkodra Sport” presidenti i këtij ekipi Lazer Matija i cili shprehet:
“Dua të falenderoj publikisht Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në veçanti presidentin e saj, z. Armando Duka të cilën kanë akorduar një mbështetje financiare prej 20 milionë lekësh të vjetra për ekipin. z. Duka gjatë të gjitha ndeshjeve të turit të parë ka qenë në kontakt me ne, duke na inkurajuar e mbështetur për arritjen e këtij suksesi. Edhe akordimi i kësaj shume, është një tjetër arsye për të thënë se Federata po ndjek me vëmmendjen e duhur ecurinë e ekipit tonë dhe po inkurajon për të vazhduar dhe më tej me sukseset”.
Presidenti Matija ka edhe falenderime të tjera për të bërë duke shtuar: “Dua të falenderoj edhe kryebashkiaken Ademi e cila gjithashtu na ka qëndruar afër gjatë gjithë këtyre ditëve duke na dhënë zemër me fjalët e saj. Nuk mund të lë pa përmendur edhe sportdashësit e shumë shkodranë që na kanë shkruar e telefonuar për suksesin tonë e po ashtu edhe mediat të cilat kanë përcjellë në mënyrën e duhur këtë sukses.
Tashmë shorti është hedhur dhe Vllaznia do të përballet me ekipin Fortuna të Danimarkës dhe ju premtojmë se do të bëjmë më të mirën në këto ndeshje”.
© shkodrasport.com