Futbolli shqiptar do të rikthehet në Supersport. Ky është vendimi I fundit që zyrtarizohet nga kompania që ka marrë përsipër të transmetojë duelet e kampionatit shqiptar të elitës.

Pas pezullimit për shkak të borxheve, FSHF duket se I ka rikthyer të drejtën Supersport për ndeshjet në vijim.

Programi I ndeshjeve do të vijojë si më parë në paketën Supersport, ndërsa gjithçka do të nisë me emisionin Gol pas Goli, për të vijuar më pas me katër duelet e sotme të Superligës, të vlefshme për javën e 29-të.

Në orën 17:00 Kukësi do të ndeshet me Flamurtarin dhe Vllaznia me Bylis. Ora 18:00 sheh duelin mes Skënderbeut dhe Laçit, ndërsa në orën 20:00 në “Niko Dovana” Teuta pret Tiranën./newsport/